Liverpoolin fiton në kohën shtesë, portieri Alisson Becker realizoi golin që përmbysi gjithçka

Liverpoolin fiton në kohën shtesë, portieri Alisson Becker realizoi golin që përmbysi gjithçka

Xhiroja e 36-të në Premierligë vazhdoi  edhe më sfidën mes West Bromwichit dhe Liverpoolit, shkruan Sinjali Sport. Ky ballafaqim përfundoi  1-2, ku Liverpooli mori tre pikë me përmbysje me golin e portierit brazilian Alisson Becker në minutën e 90+5.

Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Robson Kanun ë minutën e 15-të, ndërsa mysafirët barazuan me lojtarin kryesor Mohamed Salah, i cili realizoi golin e 22-të në Premierligë.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për “të kuqtë” për faktin se mund të mos marrin pjesë për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi ndodhen në pozitën e pestë me 63 pikë, një më pak se Chelsea që është e katërta. Skuadra e Sam Allardyce në tjetrën anë janë të përshëndetur nga Premierliga, ku gjenden në pozitën e 19-të, raporton gazetasinjali.com

Related Articles