Shkëndija feston titullin, Struga për herë të parë në Europë!

Shkëndija feston titullin, Struga për herë të parë në Europë!

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me 6 ndeshjet e zhvilluara sot ka ulur siparin për sezonin 2020/21.

Shkëndija në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, ka barazuar 1:1 me Shkupin në Tetovë, ndërsa pas ndeshjes ka pranuar titullin e kampionit për këtë sezon dhe të katërtin në historinë e tyre. Struga Trim Lum më në fund ka siguruar Europën, pasi në Kratovë edhe përkrahë që luajti me një futbollist më pak në fushë, fitoi Sileksin me rezultatin minimal 0:1 dhe do të luajë për herë të parë në historinë e tyrë në Kupat e Europës.

Renova e Qatip Osmanit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Rabotniçkit në ndeshjen e fundit, dhe mbijetësën në elitë do ta kërkojë përmes balotazhit. Në ndeshjet tjera, Makedonija Gjorçe Petrovi ka triumfuar ndaj Vardarit me shifra 2:0, Akademia Pandevi fitoi 3:1 Borecin, ndërsa Bellasica u mposht nga Pelisteri me rezultatin 2:0.

Kështu ky sezon në kampionati në elitar mbyllet me tre vendet e para që kryesohen nga ekipet shqiptare, Shkëndija, Shkupi dhe Struga, të cilat do ta përfaqësojnë vendin në garat europiane këtë verë. Ndërkohë pas tre ditëve do të zhvillohet finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Sileksit dhe Akademia Pandevit dhe fituesi i këtij trofeu do të luajë në Europë.

Related Articles