Lladrovci bashkë me Pecin, Lucin e Mehajn vizitojnë në Oslo veprimtarin Besim Mehaj

Lladrovci bashkë me Pecin, Lucin e Mehajn vizitojnë në Oslo veprimtarin Besim Mehaj

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me ambasadoren e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, ministrin e Bujqësisë Faton Peci dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, kanë vizituar në Oslo të Norvegjisë veprimtarin e çështjes kombëtare, Besim Mehajn, njofton Gazeta Engima.

“E kaluara jonë dhe e tashmja, na bën të ndjehemi krenar për përkushtimin e qytetarëve tanë për lirinë e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë”, shkroi Lladrovci në Facebook.

Lladrovci gjithashtu shkroi për ndeshjen e sotme të kombëtares së Kosovës në futboll, e cila luan në Oslo miqësoren me Norvegjinë.

“Sot e gjithmonë jemi bashkë, për kombëtaren e Kosovës në futboll. Të gjithëve na bashkon kombëtarja dhe vullneti i madh për fitore. Na e dimë kush është Norvegjia, por, futbollistët tanë kanë zemër dhe po bëhen gati për sfida të mëdha dhe sukseset”, u shpreh Lladrovci. /Gazeta Enigma

Related Articles