Llapi shënon fitore të madhe ndaj Prishtinës, deklaratat e dy trajnerëve

Llapi shënon fitore të madhe ndaj Prishtinës, deklaratat e dy trajnerëve

Llapi fitoi kundër Prishtinës 3:2 në ndeshjen dramatike të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Pas ndeshjes së rivalëve të mëdhenjë, Llapi 3-2 Prishtina, janë prononcuar dy trajnerët, Batatina e Ibrakoviç.

Trajneri i vendësve Tahir Batatina është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur përballë Prishtinës, por jo edhe me gjykimin në këtë duel. Ai mbeti i pakënaqur me referimin e gjyqtarit Valbon Hoxha. Gjyqtari Hoxha ia anuloi një gol skuadrës së Llapit në pjesën e parë.

‘Kjo ka qenë një ndeshje ku treguam gjithçka si skuadër, dominuam në tërësi, në çdo aspekt, … Arbitri nuk ka qenë në nivelin e duhur, le t’i shohë vetë gabimet ku i ka bërë’, ka thënë fillimisht pas ndeshjes Batatina.

Trajneri i skuadrës së Llapit më tej shtoi se Llapi ka skuadër solide dhe të aftë për kreun e tabelës.

“Fitoren ua uroj tifozëve të klubit ‘Legjendave’, të cilët na përkrahin vazhdimisht. Mendoj se treguam që jemi skuadër me të cilën mund të luftojmë për kreun e tabelës. Kampionë janë këta djem, me angazhim e luftë të pakompromis. Për taktikë nuk kam çfarë të flas. Të gjithë trajnerët e dinë se kur lëshohem në ofensivë, problem është të më ndalin’, përfundoi Batatina.

Tahir Batatina, trajner i FC Llapi

Trajneri i skuadrës së ‘bardhekaltërve’ nga kryeqyteti, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se mungesat e kanë bërë të veten.

“Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten. Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim., tha Ibrakoviç, duke potencuar në fund se Prishtina në Pranverë nuk do të jetë e njejtë, pasi sipas tij, do të “kthehet më ndryshe dhe e rifreskuar”, përfundoi ai.

Abdullah Ibrakoviç, trajner i FC Prishtina

Related Articles