Llapi ka fituar Kupën e Kosovës për herë të dytë në histori të klubit pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Dritës.
Llapjanët e nisën ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 6-të me Francisco Riveran I cili shënoi nga gjuajtja e lirë.
Hamdi Namani e barazoi rezultatin në minutën e 37-të duke shënuar me kokë pas asistimit të Muharrem Jasharit.
Golin e fitores për Llapin e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 48-të.
Deri në fund të takimit të dy skuadrat kishin mundësi të mira shënimi për gol, por nuk ia arritën qëllimit.