Llapi ka vazhduar me rezultate pozitive duke e mposhtur Malishevën me rezultat 0-2 në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Mesfushori Arbnor Ramadani shënoi për 0-1 në minutën e 57-të.
Për 0-2 shënoi Adem Maliqi në minutën e 90+6.
Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e katërt, me vetëm dy pikë largë pozitës së tretë dhe dytë që janë Drita dhe Gjilani.
Pas kësaj humbje Malisheva pozicionoeht në vendin e tetë me 37 pikë./GAZETA ENIGMA/