Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës, ku Dukagjini është përballur me Suharekën, ndërsa Llapi ka pritur Feronikelin.
Që të dy ndeshjet kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, 2-2.
Dukagjini fillimisht doli në epërsi në minutën e 22’ me golin e Mimarit, por Suhareka barazoi pas pesë minutash me golin e Mevlan Zekës. Në pjesën e dytë, Suhareka e përmbysi rezultatin në 2-1 me golin e Liridon Fetahajt, por Hekuran Berisha shënoi më vonë për Dukagjinin duke ia siguruar ekipit të tij një pikë.
Në ndeshjen mes Llapit dhe Feronikelit, ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi 2-0 me golat e Karagounis dhe Hasan Hysenit, por Llapi u këndell në fund të ndeshjes duke shënuar dy gola për një barazim. Shënuan Ardit Tahiri në minutën 81’ dhe Ilir Blakqori në minutën e 6-të shtesë të lojës.
Nga Feronikeli, Hyseni u përjashtua në fund të ndeshjes me kartonë të kuq. /Gazeta Enigma