Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, Presidentja Osmani ka siguruar riafrimimin e njohjeve nga shtete, të cilat Serbia ka pretenduar se e kanë çnjohur Kosovën.
Takimi i Presidentes Osmani dhe kryeministrit të Grenadës, Dickon Mitchel shënoi pikën e kthimit në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenades.
Po ashtu, vjet Presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e punëve të jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar poashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat.
Presidentja Osmani ka pasur takime dhe komunikim të rregullt me Presidentin e Guinea Bisaut, shtet të cilin Serbia e ka targetuar për çnjohje, por ky shtet i ka rikonfirmuar marrëdhëniet me Kosovën, sipas deklaratave të Presidencës për këto takime.