Deputeti i VV-së: Pse Serbia, aleat i Putinit, po ‘përkëdhelet’ nga negociatorët?

Deputeti i VV-së: Pse Serbia, aleat i Putinit, po ‘përkëdhelet’ nga negociatorët?

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një deklaratë për media dhënë dje është shprehur i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina.

Escobar tha se pala kosovare duhet të jetë konstruktive dhe se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i njëanshëm, referuar deklaratës së kryeministrit Kurti dhënë pas kthimit nga Brukseli.

Në lidhje me këto deklarime të Escobar ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Thaçi tha se vetë personalisht është i shqetësuar nga deklaratat e Escobar dhe Hovenier por potencoi se ndërmjetësit evropianë po këmbëngulin në themelimin e Asociacionit.

“Edhe unë personalisht jam i shqetësuar me mesazhet që po jep Ambasadori amerikan dhe zoti Escobar. Ata e dinë që marrëveshja për Asociacion është njëra nga 39 marrëveshjet e nënshkruara në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë dhe nuk po e kam të qartë pse ndermjetësit në veçanti europian po këmbëngulin vetëm në njërën prej gjithë këtyre marrëveshjeve, a është skenar ky apo çfarë duan me të?”

Thaçi pyet se pse Serbia si aleat i Putinit po përkëdhelet aq shumë nga negociatorët.

“Pse Serbia një aleat i hapur i kriminelit Putin po përkëdhelet nga këta negociatorë?” tha Thaçi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha  se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Lajçak.

Escobar tha se nuk sheh ‘asnjë dëshmi të njëanshmërisë’ te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë”, tha Escobar për REL.

Related Articles