Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Manchester Cityt në Parc des Princes.
Neymar nuk arriti ta godiste një top në zonë që shkoi drejt Idrissa Gueye, i cili e nguliti në rrjetë.
Në minutat në vazhdim, skuadra mysafire filloi ta kërkonte golin e barazimit dhe rrezikoi përmes Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.
Nikoqirët u rikthyen me dy shanse të krijuara nga Kylian Mbappe, i cili vendosi të pasonte për bashkëlojtarët e që nuk u konkretizuan.
Skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e ekipit nikoqir (1-0) dhe pritet të shihet si do të jetë rrjedha e takimit në fraksionin e dytë.
#PSGMCI #UCL
PSG [1] – 0 Man City | GOAL! Idrissa Gueye. @FotMob
Follow me to never miss any goal highlights.
pic.twitter.com/nC0RYt0x7f— Ronard Addo (@ronard_addo) September 28, 2021