Lojtarët e Kombëtares së Kosovës nisen drejt Bukureshtit për t’u rikthyer te fitoret

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës nisen drejt Bukureshtit për t’u rikthyer te fitoret

Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit, ku nesër do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar pamjet e lojtarët dardanë duke u nisur nga aeroporti.

“Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv! 🇽🇰🛫⚽Forca Kosovë!”, thuhet në njoftim.

Kosova udhëton drejt Rumanisë pas një barazimi të vlefshëm ndaj Zvicrës dy ditë më parë, duke mbajtur kështu ende gjallë shpresat për kualifikim.

Related Articles