Luan Krasniqi për Kurtin: Ka luftuar deri në fund për Kosovën

Luan Krasniqi për Kurtin: Ka luftuar deri në fund për Kosovën

Boksieri i njohur Luan Krasniqi ka shprehur mbështetjen e tij për Kryeministrin Albin Kurti në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Krasniqi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se Kurti ka udhëhequr me vendosmëri e ka forcuar shtetin dhe ka sjellë ndryshimin që Kosovës i duhej.

“Në boks dhe në jetë, vetëm ai që lufton deri në fund del fitues. Dhe pikërisht këtë e ka bërë Albin Kurti për Kosovën.”, shkroi boksieri i njohur.

Në këtë mesazh të tij publik, ai ka ftuar që Kryeministri Kurti të mbështetët edhe për katër vite të tjera në vijim dhe i ka uruar suksese atij.

Related Articles