Luciano Moggi: Juventus është për titull, e favorizon kalendari

Luciano Moggi: Juventus është për titull, e favorizon kalendari

I intervistuar nga “FantaMaster”, Luciano Moggi, beson se Juventus ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë sezon Scudetton e Serie A.

“Juventus është konkurrues, ndoshta jo aq i fortë sa Interi, por ka një avantazh që lidhet me faktin se kur kampionati bëhet më i rëndë dhe më i lodhshëm, të tjerët do të kenë dy ndeshje në javë, ndërsa bardhezinjtë vetëm një.

Për këtë arsye mund të ndodhë që nëse arrijnë të qëndrojnë në krye të tabelës mund të garojnë për të fituar kampionatin deri në fund duke dalë madje edhe fitimtare”.

Related Articles