Të paktën tre persona – një nënë dhe dy fëmijë vdiqën pasi zjarri me mortaja goditi një rrugë evakuimi nga qyteti Irpin pranë Kievit, i cili ka qenë nën bombardime të rënda. Civilët kanë ikur përmes një ure të shkatërruar që u hodh në erë nga forcat ukrainase për të parandaluar një avancim rus në kryeqytet, shkruan BBC.
Një tjetër përpjekje për një armëpushim në qytetin jugor të Mariupolit për evakuimin e njerëzve dështoi – me të dyja palët që fajësojnë sërish tjetrën. Kryqi i Kuq njoftoi se palët nuk kishin rënë dakord për asnjë detaj për evakuimin. Qyteti ka ditë që është pa energji elektrike dhe ujë.
Mbikëqyrja globale bërthamore ka njoftuar se është shumë e shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia është nën urdhrat e komandantit rus, forcat e të cilit e kapën atë.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, tha se është jetike për sigurinë që stafi të mund të punojë “pa presione të panevojshme”.
Më shumë se 1 milion njerëz kanë kaluar në Poloni – rreth dy të tretat e rreth 1.5 milion njerëzve që kanë ikur nga vendi deri më tani.
Në frontin diplomatik, Vladimir Putin i Rusisë i tha Emmanuel Macron të Francës se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj përmes “negocimit ose luftës”, sipas një lexim francez të thirrjes së tyre gati dy orëshe. Më herët të dielën ai i tha liderit turk Rexhep Tajip Erdogan pothuajse të njëjtën gjë.
Në Rusi, mbi 4,600 njerëz thuhet se u arrestuan në demonstratat kundër luftës – më shumë se 13,000 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i luftës.
Eksodi i korporatave nga Rusia vazhdon – Netflix, PwC dhe Amerikan Express njoftuan të gjithë se po pezullonin shërbimet në Rusi. TikTok gjithashtu pezulloi transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e tij video. /Gazeta Enigma/