Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen teksa janë intensifikuar edhe zhvillimet politike, e edhe akuzat kundrejt subjekteve opozitare dhe asaj në pushtet, LVV-së, shkruan Gazeta Enigma.
Në qershor të këtij viti është mbajtur një sondazh nga UBO Consulting, ku u bënë matjet e fundit të opinionit publik mbi partitë politike.
Në sondazhin me pyetjen se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, Vetëvendosje ka vazhduar të ruaj elektoratin me 49.6 për qind. Krahasuar me matjet paraprake gjatë vitit 2024, VV-ja ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje.
Pak kohë pas kësaj matjeje, Vetëvendosja dhe elektorati i saj ka pasur një “tronditje” shkaku i skandaleve që kanë shpërthyer në qeverisjen e partisë së Albin Kurtit, të cilat partia në pushtet po i cilëson, si “luftë hibride” ndaj tyre.
Përgjimet e fundit të Shefes së Grupit Parlamentar tëVetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, me përgjegjësin e sulmit terrorist më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe atë kohë, kanë ngjallur reagime të ndryshme.
Përgjimet tregonin se si Lila bashkë me kryekriminelin Radojçiq, kordinohesh për votime në Kuvend, siç është paga minimale për veteranët.
Në të njejtën kohë, mediumet vendore kanë publikuar edhe mesazhet e Koordinatorës së Komiteteve në VV, Dejona Mihali, me Nagip Krasniqin, kryeshef i KEK-ut në atë kohë, mesazhe që zbulonin rolin vendimmarrës të Mihalit, në punët e shtetit.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Skandali tjetër që ka “shokuar” elektoratin e LëvizjesVetëvendosje është aktakuza dhe arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilën e drejton Liburn Aliu.
Aliu bashkë me zyrtarin e arrestuar, Naser Hafizi, dhe të tjerë, akuzohen se kanë“keqpërdorur pozitën zyrtare” me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i falur borxhina mbalazhuesve të ujit.
A po forcohet apo po dobësohet VV-ja?
Analisti politik, Amir Shabani, tha se skandalet në vend dhe rajon nuk janë dukuri e veçantë, teksa lavdëroi qeverisjen e Kurtit në dallim me ato të kaluara.
“Sa u përket skandaleve të qeveritarëve në përgjithësi, po edhe atyre të Kosovës në veçanti, nuk janë një dukuri e veçantë sa i përket gjendjes së mentalitetit ballkanik, edhepse një gjë e tillë nuk duhet konsideruar për normalitet. Mirëpo, nëse e krahasojmë qeverinë Kurti me qeveritë e kaluara në Kosovë, mund të them se ka ndryshim drastik sa i përket një pjese tëprogresit të vendit, bisedimeve me Serbinë, angazhimin e ruajtjes së stabilitetit në veri të Mitrovicës e kështu me radhë”, tha ai.
Tutje, Shabani tha se VV-ja do të fitoj elektorat edhe më shumë, teksa LDK-në e Lumir Abdixhikut e sheh si kundërshtarin më të fortë politik të Kurtit në zgjedhje parlamentare.
“Përkundrazi, unë mendoj se VV-ja do të fitoj elektorat edhe mëshumë në zgjedhjet vijuese dhe ndoshta sfiduese për të mund tëjetë LDK-ja e Lumir Abdixhikut, por deri në atë kohë pritet tëshihen ecuritë dhe realizimet e programeve me të cilat janëzotuar para qytetarëve”, tha Shabani për Gazetën Enigma.
Analisti Visar Xani, tha se si VV-ja do të humbas vota pas skandaleve, siç kishte pasur efekt edhe afera “Pronto” në partinë që po qeveriste atë kohë.
“Ngjarjet e ngjajshme (skandalet), siç ka qenë ajo e aferës“Pronto” kanë dhënë efekt, duke iu humbur vota partive që kanëqeverisur në atë kohë dhe logjikisht kjo i bie se skandalet e fundit do të ndikojnë edhe te Lëvizja Vetëvendosje. Opozitës i mbetet të tregoj se sa është e aftë të pasqyroj këto skandale tëngjajshme, dhe jo vetëm mediat ta bëjnë një gjë të tillë. Nuk besoj se do të kaloj pa ndonjë ndëshkim në elektorat”, tha Xani për Enigmën.
Tutje, ai e konsideron LDK-në dhe PDK-në si kërcënimin kryesor të VV-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Në opozitë konsideroj LDK – PDK, që do të jenë “kërcënimi” kryesor i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse kanë njëelektorat të konsoliduar dhe janë të vetmet që kanë pasur tentativa për të bërë reforma që pastaj mund të kthehen në vota”, përfundoi ai.
Kurse Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, tha se Vetëvendosja do të ketë rënie të votave, teksa pos skandaleve, sipas tij do të ndikoj edhe mos-puna gjatë kësaj qeverisje.
“Në bazë të asaj që po shihet, besoj që Vetëvendosja do të ketë rënie në krahasim me votat që i ka pasë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Normalisht që skandalet do të ndikojnë, porndikon edhe mos-puna. Nëse shohim në 4 vjet qeverisje, nukështë se ka pasë ndonjë ndryshim substancial që vërehet, dhe qëlehtëson jetën e qytetarëve. Ka pasur vendime që kanë ndiku në shtrejtimin e jetës së qytetarëve, kshtuqë gjitha së bashku, duke i përfshirë edhe këto skandalet e fundit, do të ndikojnë”, tha ai.
Sipas tij, elektorati e ka matur edhe Lëvizjen Vetëvendosje nëpushtet dhe ka parë që nuk dallon me qeverisjet e kaluara, e kjodo të rezultoj me rënië të madhë të votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare.
“Më 14 shkurt, qytetarët votuan Lëvizjen Vetëvendosje pas paknaqësive nga qeverisjet e kaluara, ndërsa tashmë edhe matur edhe qeverisja e Vetëvendosjes dhe u pa që nuk dallon ngaqeverisjet e kaluara. Kjo do të rezulton me rënië të madhë të votave, gjithmonë krahasuar me votat e 14 shkurtit”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma/