Romelu Lukaku ka nxitur kundërthënie të reja në lidhje me transferimin e tij te Chelsea dhe rikthimin te Interi.
Sulmuesi belg iu bashkua Bluve në gusht të vitit 2021 për një shumë prej 113, mirëpo dështoi të linte përshtypje në Stamford Bridge duke shënuar vetëm tetë gola në 26 paraqite dhe u rikthye në Giuseppe Meazza në formë huazimi në verën e kaluar me opsion blerjeje.
Pas një fillimi të ngadaltë dhe problemeve me lëndime, Lukaku e ka rikthyer formën, derisa Interi është në garë për dy trofe – Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
“Ata (tifozët e Interit) e dinë se jap gjithçka për klubin. E konsideroj veten si një prej tyre…”.
“Isha komod te Chelsea në sezonin e kaluar. Mirëpo, e dija se nëse gjërat nuk shkonin mirë te Chelsea, akoma e kisha Interin. Kur rinënshkrova këtu, e dija: këtu e kam vendin”, është shprehur Lukaku për Het Laatste Nieuws.