Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka veprimet e njëjta sikur të “Kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviq.
Sipas Pecit, Putin veprimet e tij po i bën hapur në krahasim me ato që Millosheviq i bënte fshehurazi në Kroaci dhe Bosnjë.
Ai theksoi se Serbia me veprimet e saja e kërcënonte sigurinë në Ballkan dhe Evropë, ndërsa Rusia duke e kërcenuar sigurinë dhe rendin ndërkombëtar.
“Çfarë bën sot Putini me këto referendume në qytete dhe fshatra të Ukrainës është njëjtë çfarë ka bërë Millosheviqi në fillim të 1990ve në Kroaci dhe Bosnjë. Këtu ka vetëm një dallim, dhe atë që Millosheviqi i bënte dhe thoshte e nuk po i bëjë, ndërsa Putini po e bën këtë hapur.
“Serbia me veprimet e saja e kërcenonte sigurinë në Ballkan dhe në Evropë, ndërsa Rusia është duke e kërcenuar sigurinë dhe rendin ndërkombëtar. Nënshkrimi i marrëveshjes së djeshme në mes Selakoviqit dhe Lavrovit tregon së këto dy vende janë batakqi dhe se qëllimet e vërteta të politikave të tyre të jashtme nuk kanë dallim prej njëra -tjetres, por shpërfaqja e tyre është në proporcion me fuqitë e tyre ushtarake”.
“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është koha e fundit që si BE-ja dhe SHBA-të, por sidomos edhe Shqipëria, të reflektojnë për politikat e tyre në raport me Serbinë. Ballkani i Hapur nuk mund të bëhet me aleatë të Rusisë së Putinit, dhe besoj se me marrëveshjen e djeshme duhet të kuptohet që ajo tanimë është e vdekur!”.