Lushaku-Sadriu: Me mësmin gjithëditor nuk zgjatet orari për mësimdhënësit

Lushaku-Sadriu: Me mësmin gjithëditor nuk zgjatet orari për mësimdhënësit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, e cila është kandidate për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur sërish rreth idesë për mësim gjithëditor. duke theksuar se “mësuesve nuk do t’ju zgjatet orari i punës nga zbatimi i projektit të mësimit gjithëditor”.

Përmes një video të publikuar Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk zgjatet orari për mësimdhënësit, por vetëm rriten shkathtësitë te nxënësit.

“Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit. Rriten njohuritë e shkathtësitë te nxënësit! Në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë të mësimit gjithëditor në 5 shkolla të Prishtinës, reforma po tregon që rezultatet janë të prekshme me punën e njëjtë, por në një formë tjetër. Shihni videon për më shumë lidhur me këtë model, por tash nga perspektiva e mësuesve”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Related Articles