Ish-eprori i UÇK-së nga Batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi ka reaguar pasi u shpërnda në rrjet momenti kur një hetues i Gjykatës Speciale drejton gjishtin kah mjeku që po përshëndetej me ish-presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se nëse shteti i Kosovës nuk qetëson “egërsirat” e Speciales, ajo mund ta dënojë Kosovën si shtet kriminal.
“Sot ngërmuesit e Gjykatës Speciale e kërcënuan para syve tuaj mjekun, profesionin i cili nuk kërcënohet as nga pushtuesi në kohë lufte. Nëse shteti i Kosovës nuk i zbut egërsirat e Speciales si banditi me gisht, mos u çudisni kur Specialja do t’ju dënojë shtetin me verdikt si shtet kriminal. Hashim Thaçi dhe shokët e tij në Hagë.
Kujtojmë se dje ish presidenti Thaçi qëndroi në Kosovë dhe takoi babain e tij të sëmurë në spital. / Gazeta Enigma.