Lushtaku: Drenica është peng i disa personave dhe lojtarëve në klub

Lushtaku: Drenica është peng i disa personave dhe lojtarëve në klub

Ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se fajtor për gjendjen në të cilën gjendet klubi i Drenicës janë disa persona dhe lojtarë, që po e mbajnë klubin peng.

Lushtaku tha se Drenica kurrë s’ka qenë në gjendje më të keqe financiare. 

“Një pjesë të fajit e ka komuna, pse i ka lejuar disa persona, që për shkak të disa personave, klubi është sot ku është. Klubi është peng i disa futbollistëve dhe personave që janë atje, po e them publikisht. Drenica është në gjendje shumë të rëndë. Presidentja Mihane Kohdra-Bekteshi s’mund ta nxjerrë klubin nga ajo situatë, edhe po të kishte shumë donatorë e biznesmenë. Klubi është në gjendje shumë të keqe financiare, me shumë obligime, borxhe e telashe. E dimë se futbollistët kryesorë kanë ikur shkak i kësaj situate”, ka thënë Lushtaku./GAZETA ENIGMA/

Related Articles