Anëtari i LDK-së, Sami Lushtaku, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit tha se Lushtaku është një “multi-milioner e ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.
Në përgjigjë të kësaj deklarata, Lushtaku tha se “0Skenderaj si gjithmonë demagogëve ju thotë JO!”.
“Skenderaj është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e me trashëgimtaren politike të saj, Partinë Demokratike të Kosovës. Skenderaj është gjithmonë me PDK-në sepse çdo projekt publik këtu e ka vulën e PDK-së, të Hashim Thaçit e të qeverisjes sonë lokale”, shkroi Lushtaku.
“Skenderaj nuk është e nuk do të bëhet kurrë me ata të cilët sapo erdhën në pushtet, na e ndalën projektin e furnizimit me ujë në Brus, i cili do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë për qytetin dhe fshatrat e Skenderajt, e të cilët sot pa fije turpi premtojnë “Pendën e Kuqicës”.
“Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që as FSK-në nuk e dërguan kur ndodhi fatkeqësia natyrore e vërshimeve e 19 janarit 2023, e nuk kompenzuan mbi 10 milionë euro dëme në infrastrukturë publike e private”.
Anëtari i PDK-së vazhdoi dukë thënë se “Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që nuk mbahen mend për asnjë projekt infrastrukturor e zhvillimor në Kosovë”.
“Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”.