Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar përmes Facebook se kriza në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Hazirit, moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës.
Shkrimi i plotë i Hazirit:
“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës.” /Gazeta Enigma