Nuk mjaftojnë 90 minuta për të caktuar fituesin në ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë

Nuk mjaftojnë 90 minuta për të caktuar fituesin në ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë

Ka përfunduar koha e rregulltë e takimit të barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë.

90 minuta lojë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e këtij dueli.

Pavarësisht rasteve të shënimit, as Liria e as Ferizaj nuk arritën të tundin rrjetat.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte e balancuar me disa raste shënimi tek të dyja skuadrat.

Liridon Fetahaj nga gjuajtja e lirë rrezikoi shumë portën e Ferizajt, kurse nga ana tjetër Ferizaj kishte raste të mira me Sadriun dhe Panadic.

Mbetet të shihet nëse do ketë fitues në vazhdime apo fituesi do caktohet pas ekzekutimit të penalltive.

Related Articles