LVV do të ankohet në Supreme pas vendimit të PZAP-së

LVV do të ankohet në Supreme pas vendimit të PZAP-së


Të dielën PZAP refuzoi ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë, teksa nga LVV planifikojnë ti drejtohen Gjykatës Supreme për këtë vendim, raporton Gazeta Enigma.

Kështu tha anëtari i VV-së, Sami Kurteshi sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili e vlerësoi vendimin si të padrejtë.

“Ju kemi përmbajt afatit sipas njoftimit që ka qenë ora 21:00, do të ankohemi në Gjykatën Supreme, s’ka kuptim më në PZAP”, tha Kurteshi.

Besnik Buzhala, Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së ka thënë se PZAP i është referuar një njoftimi në KQZ që thotë se procesi i numërimit të votimeve ka përfunduar më 4 mars.

“Për përfundimin e procesit, është e vërtetë që me 5 mars në ora 21:03 kam dërgu email, e kam njoftuar KQZ-në që ka përfundu procesi. Ka një njoftim në KQZ ku thuhet ku procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe të KQZ-së”, tha Buzhala.

Related Articles