LVV-ja i drejtohet Supremes – Certifikimi i rezultateve mund të bëhet javën e ardhshme

LVV-ja i drejtohet Supremes – Certifikimi i rezultateve mund të bëhet javën e ardhshme

Edhe kur janë bërë gati dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, ende subjektet politike duket se kanë pakënaqësi për rezultetet përfundimtare e si rrjedhojë kanë edhe ankesa, shkruan Gazeta Enigma.

Konkretisht, bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendoseje, e cila ka nisur ankesë drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me votat me postë.

Mirëpo këta të fundit (PZAP), të mërkurën ankesat e LVV-së i vlerësuan si të pa baza, andaj edhe morën vendim që të refuzoheshin pretendimet e paraqitura nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore, duke theksuar se ato nuk kishin prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar rinumërimin apo anulimin e votave.

Ky vendim i PZAP-së nuk gjeti mirëkuptim në Vetëvendosje.

Anëtari i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi në një prononcim për Gazetën Enigma ka thënëse se t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

“Brenda afatit ligjor kjo do të shkojë në Gjykatën Supreme”, është shprehur shkurt Kurteshi.

Ndërkaq për vendimin ka reaguar edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallahu e akuzoi PZAP-n për shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe dështim në hetimin e pretendimeve për manipulime me votat me postë.

“PZAP ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra të provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur”, ka shkruar ai.

A po dëmtohet praktika e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në vend?

Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu, për Gazetën Enigma ka thënë se vendimi i Lëvizjes Vetëvendose për t’iu drejtuar Gjykatës Supreme, nuk e dëmton praktikën e organizimit të mirë të zgjedhjeve, ndonëse procesin si në tërsi, kësaj radhe e ka parë si të cënueshëm, të organizuar jo si duhet, si dhe të vonuar.

“Gjykata Supreme është mekanizëm ankimor që e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme, por që vonohet ky preoces dhe se ka pasur mangësi në organizim dhe menaxhim, po është evidente dhe është për të ardhur keq, sepse kësaj radhe KQZ-ja ka pasur më shumë se katër vjet kohë për të organizuar një proces

zgjedhor dhe për ta menaxhuar si duhet”, ka thënë ai.

Kur do të cerifikohen rezultatet e zgjedhjeve?

Eugen Cakolli nga Insituti Demokratik i Kosovës ka thënë se nëse nuk ka ndyshim të qëndrimeve edhe në Gjykatën Supreme, rezultatet e zgjedhjeve pritet të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

Sipas tij sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë Supremja ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa. /Gazeta Enigma

Related Articles