LVV:Gadishi ka ndarë mendjen për ndryshimin e madh të 17 tetorit

LVV:Gadishi ka ndarë mendjen për ndryshimin e madh të 17 tetorit

Vetëvendosje në Gjilan, ka vizituar banorët e fshatit Gadish, me të cilët ka biseduar për qëllimet e Lëvizjës në këto zgjedhje.

Komunikata e plotë:

Banorët e fshatit Gadish, të indinjuar me komunën si pasojë e lënies anash e problemve të shumta të trashëguara ndër vite, e të mbushur me shpresë për ndryshim, na pritën me entuziazëm të madh. 
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zv.ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe me kandidatët për Kuvend Komunal Arsim Murati e Besnik Shala, u zotuan para banorëve të fshatit, se pas 17 tetorit, nuk do të ndërroj vetëm qeveria komunale, por edhe modeli i të qeverisurit. Qytetari do jetë në qendër, e do ketë rol aktiv në çështjet që i interesojnë dhe që prekin direkt interesat e tij. Bashkë do të fitojmë, bashkë do të qeverisim, për komunën! 

#përtëgjithafshatrat

www.albanhyseni.com

Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan

Hapësirë e sponsorizuar

Related Articles