Skuadra e Xherdan Shaqirit ka shkaktuar befasi fillestare duke kaluar në epërsi në pjesën e dytë ndaj PSG-ë me plotë yje brenda, nga minuta 54′ me golin e shënuar nga Lucas Paqueta. Mirëpo vendësit shënuan dy herë pas për ta përmbysur rezultatin.
Në këtë takim nga minuta e parë në formacionin bazë te Lyoni është inkuadruar Xherdan Shaqiri, sikurse edhe Lionel Messi në radhët e skuadrës vendëse.
Mirëpo gëzimi i skuadrës mysafire ka zgjatur vetëm 12′ minuta, para se Neymar të barazoj shifrat 1:1.
E në fund fati i buzëqeshi Parisit, pasi në minutën e dytë të shtesës, shënoi golin e epërsisë përmes Ikardit nga afërsia me kokë. Ishte dush i ftohtë për mysafirët nga Liyoni ky gol i pësuar, i cili mezi u kapërdi nga lojtarët e kësaj skuadre të cilët ishin tejet të dëshpëruar sipas reagimeve.
Goli i Neymarit nga pika e bardhë pë PSG-në
Goli i Icardit në minutat shtesë, për rezultatin 2:1 të vendësve.