Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën që nuk duket realistike që Ukrainë mund të futet në Bashkimin Evropian, dhe ka propozuar krijimin e një organizate të re politike që mund t’ bëjnë bashkë shtetet e kontinentit që i ndajnë bashkë vlerat evropiane.
Gjaë një fjalimi të tij në Strasburg për nder të Ditës së Evropës, Macroni ka thënë që “e dimë shumë mirë që procesi i lejimit të tyre [në BE] merr disa vite, në fakt me shumë gjasë edhe dekada”.
“Ukraina, për shkak të luftës dhe për shkak të kurajës, tashmë është anëtare e Evropës, e familjes sonë, e bashkimit tonë. Por edhe nëse ia japim statusin e kandidatit nesër, procesi ka filluar dhe shpresoj që të lëvizë përpara drejt një pranimi të shpejtë”, ka thënë Macron.”
“Por të gjithë e dimë shumë mirë që procesi për futje në BE merr shumë vite, në fakt mund të marrë dekada. Dhe kjo është e vërteta”. Përpos nëse vendosim që t’i ulim standardet për qasje dhe ta rimendojmë bashkimin e Evropës sonë, dhe po ashtu pjesërisht, parimet që i kemi. Le të jemi të qartë. Bashkimi Evropian, marrë parasysh nivelin e integrimit dhe ambicies, nuk mund të jetë në afat të shkurtë mënyra e vetme përmes së cilës kontinenti evropian mund të strukturohet”.
Të 27 shtetet e BE-së kanë qenë të bashkuara në përkrahjen e rezistencës së Ukrainës ndaj invazionit rus, mirëpo liderët e këtyre shteteve janë të ndarë sa I përket shpejtësisë së Brukselit në pranimin e Ukrainës si shtet anëtar.
Macroni po ashtu ka thënë që ideja e përshpejtimit të anëtarësimit i ul standardet e BE-së, gjë të cilën ai e refuzon.
Kështu, Macorni propozoi themelimin e Komunitetit Politik Evropian që do të ishte I hapur për shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, apo edhe për Mbretërinë e Bashkuar që e kishte lënë atë.
“Është obligim i yni historik që t’u përgjigjemi (sfidave të reja) dhe ta krijojmë atë që sot do të kualifikohej si komunitet politik evropian. Kjo organizatë ere evropiane do t’ua mundësonte shteteve evropiane që i ndajnë vlerat tona që të gjejnë hapësirë të re për bashkëpunim politik, për siguri, për bashkëpunim në energji, në transport, për të investuar në infrastrukturë ku njerëzit mund të qarkullojnë, posaçërisht të rinjtë”, ka thënë Macron.
Bashkimi i forcave nuk do të nënkuptonte që ju eventualisht do t’i bashkoheshit Bashkimit Evropian. Dhe po ashtu nuk do të isdhte përjashtues për ato që e kanë lënë BE-në”./Gazeta Enigma/