Edhe pas përpjekjeve të shumta për shuarjen e zjarreve në fshatrat e Kamenicës ende vazhdon “lufta” me zjarret, shkruan Gazeta Enigma.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Faton Jakupi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Tani për tani janë 4 vatra të zjarreve aktive: Feriqevë, Karaqevë e Epërme, Lisockë dhe Hodonoc”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka bërë thirrje për banorët e Kamenicës që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre të qëllimshme.
“Të nderuar, luteni të mos ndezim zjarre të qëllimshme, e të cilat mandej nuk po munden të kontrollohen”, ka përfunduar Jakupi në shkrimin e tij./Gazeta Enigma/