Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pranuar donacion me vaksina antiCOVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.
Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac.
“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez”, thuhet në njoftim.