Malisheva lider pas triumfit në Suharekë, Llapi e Ballkani pa gola

Malisheva lider pas triumfit në Suharekë, Llapi e Ballkani pa gola

Gjatë ditës ndeshje interesante janë zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.

Llapi dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në ndeshjen derbi të javës së tetë të futbollit kosovar.

As njëra dhe as tjetra skuadër nuk arritën të shënonin gjatë përballjes duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultat 0-0, në stadiumin “Zahir Pajaziri”.

Ndërkaq në anën tjetër, Malisheva ka mposhtur Suharekën.

Veliu, Bunjaku dhe Hazrollaj realizuan për fitoren e Malishevës teksa për Suharekën golin e vetëm e realizoi, Mevlan Zeka. /Gazeta Enigma

Related Articles