Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në ‘Liman Gegaj’

Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në ‘Liman Gegaj’

Ndeshja ishte e hapur sidomos në pjesën e parë ku të dy skuadrat kishin raste.

Rastin e parë të mirë e kishte Hasan Hyseni që rrezikoi në minutën e 10-të, por pa sukses.

Pas tij ishte radha e Mërgim Pefqelit, por as ky nuk ishte i saktë.

Feronikeli tentoi dy herë me Behar Maliqin, por që nuk arriti të shënojë.

Posted by FC Malisheva on E shtunë, 18 shtator 2021

Në pjesën e dytë Malisheva kishte dy raste me Hasan Hysenin, por ai nuk ishte i saktë në asnjërën goditje.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 62-të, kur Donart Vitia ishte më i larti në kërcim për të shënuar për 1-0.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, kurse Feronikeli mbetet i gjashti me 6 pikë.

Related Articles