Malishevë: Dy persona gjuajnë 20 plumba në tentim për të vrarë një tjetër

Malishevë: Dy persona gjuajnë 20 plumba në tentim për të vrarë një tjetër

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër, në fshatin Shkozë të Malishevës, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar 20 gëzhoja.

Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës, sipas raportit nga policia.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/

Related Articles