Manchester City shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Bournemouthit

Manchester City shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Bournemouthit

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Bournemouthit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Qytetarët e nisën shumë mirë takimin duke renditur rastet para portës vendase.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 15-të, kur Julian Alvarez ishte i saktë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur Phil Foden asistoi te Erling Haaland që shënoi për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Foden për 3-0.

Në fillimet e pjesës së dytë, Chris Mepham devijoi një top në portën e tij për 4-0.

Vendasit shënuan në minutën e 83-të me Jefferson Lerma për 4-1.

Me këtë fitore Man City i afrohet Arsenalit në dy pikë, pasi tani kanë 55 sosh.

Related Articles