Ndeshja më interesante e mbrëmjes në kuadër të Ligës së Kampionëve, ashtu siç pritej, ka qenë Manchester United – Atalanta, e cila u mbyllë me fitoren e venësve me rezultat 3:2, përkundër disavantazhit të pjesës së parë me dy gola të pësuar.
Cilësohej favorite e pakontestueshme por skuadra e Solskjaer e filloi shumë keq ndeshjen, duke pësuar dy herë brenda 15 minutash.
Herën e parë në minutën 15’ mysafirët kaluan në epërsi përmes Pasaliç, ndërsa dyfishiuan epërsinë në minutën 29’ për të shkaktuar skepticizëm të madh për rikthim të rezultatit në stadium e më gjërë.
Por, kur të gjithë menduan se epilogu ishte përcaktuar që në pjesën e parë, si rrllë në sportin më të popullarizuar që ndodhë, ndodhi befasia e madhe: Ronaldo dhe bashkëlojatrët u rikthyen në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola për të rikthyer epërsinë në favor të tyre! Së pari RAshëord ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën 53, ndërsa Maguire barazoi në atë të 75’.
E pikërisht Kristiano Ronaldo ishte ai që edhe një herë dëshmoi se është ai që di të vendos sfidat e mëdha, duke shënuar golin e tretë për Manchesterin në minutën 81’, I cili ishte edhe goli I fitores së skuadrës së tij të re.