Manchester United ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 2-1 në një derbi të fort me shumë raste që i takoi javës së 15-të të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq kanë mundur të kalojë në epërsi që në start, kur fituan penallti në minutën e 9-të të takimit.
Por gjuajtja e Bruno Fernandes u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri Robert Sanchez që mbajti rezultatin e bardhë.
Pas dhjetë minutash dhe shumë rasteve nga të dyja palët, Scott McTominay arriti të zhbllokojë shifrat duke shënuar për 1-0.
Chelsea shtoi presionin për të barazuar rezultatin dhe radhiti rastet para portës së Andre Onanas.
Në minutën e 45-të u barazuan shifrat kur Mykhailo Mudryk pasoi te Cole Palmer i cili shënoi për 1-1.
Edhe pjesa e dytë nisi me raste, kur Nicolas Jackson ishte i vetëm me portier, por gjuajtja e tij ishte në trupin e Onanas.
Djajtë e Kuq e kthyen epërsinë në minutën e 69-të, kur Scott McTominay sërish ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 2-1.
Chelsea u hap për të kërkuar golin e barazimit, duke lënë hapësira prapa, ndërsa Man Utd krijoi dy raste me Alejandro Garnachon, por pa sukses.
Blutë kanë mundur të shënojnë me Armando Brojën, por gjuajtja e tij me kokë u ndal nga shtylla në minutën e 90-të.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e dhjetë me 19 pikë.