Manchester United ka marr një barazim ndaj Leeds me rezultat 2-2 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 8-të e Ligës Premier.
Ndeshja filloi me një gol që në minutën e parë kur Wilfred Gnonto shënoi për 1-0.
Rastet nuk u ndalën në pjesën e parë me Manchester United që u lëshua në sulm për të barazuar rezultatin, por nuk ia arriti.
Më të filluar pjesa e dytë, Leeds edhe njëherë gjeti golin, me Raphael Varanen që shënoi në portën e tij për 2-0.
Man Utd u kthye në lojë në minutën e 62-të, kur Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Diogo Dalot për 2-1.
Djajtë e Kuq shtuan presion për të barazuar rezultatin dhe këtë ia arritën në minutën e 70-të me Jadon Sanchon që shënoi për 2-2.
Me pak fat Manchester United edhe ka mundur të fitojë ndeshjen, por rastet e Varane, Bruno Fernandes dhe Fred nuk u kthye në gol.
Ky barazim e mban Manchester Unitedin në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 16-të me 19 pikë.