Manuel Neuer pritet të rikthehet nga pensionimi për t’u bërë portieri titullar i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, sipas gazetarit Florian Plettenberg.
Neuer ishte pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë para dy viteve, por pasi kaloi lëndimet dhe bëri paraqitje fantastike për Bayernin, duket se ka ndryshuar mendje.
“Përveç nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme dhe me kusht që zëvendësimi i tij ndaj Kolnit të mos ketë pasoja serioze, 40-vjeçari Neuer do të rikthehet në përfaqësuese për Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Plettenberg.
Ai shton se tashmë është arritur marrëveshje mes Neuerit, përzgjedhësi Julian Nagelsmann dhe drejtuesit të federatës, Rudi Voller, pas “bisedimeve dhe takimeve shumë të mira” gjatë javëve të fundit.
Neuer ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar më 21 gusht 2024, por tani pritet rikthimi i tij në fanellën e Gjermanisë.
Skuadra përfundimtare e Gjermanisë për Kupën e Botës do të publikohet më 21 maj.
