Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në aleancën ushtarake

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në aleancën ushtarake

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mohuar raportimet se ka deklaruar bashkëngjitjen e Bullgarisë në marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacinë. 

“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale…”, ka deklaruar Maqedonci në një intervistë për TRT Balkan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se më 18 mars, në ditën kur u nënshkrua marrëveshja trilaterale, kryeministri kroat ka përmendur mundësinë që shteti bullgar t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.

“Unë në asnjë rast nuk kam thënë që kam pasur kontakte me Bullgarinë. Me Bullgarinë ka pasur kontakte kryeministri kroat, i cili e ka një intervistë në Večernji list me datën 18 mars, ditën kur kemi nënshkruar marrëveshjen trilaterale ku thotë që [kemi një mund të themi komunikim me Bullgarinë për një bashkëngjitje të mundshme të Bullgarisë në këtë marrëveshje trilaterale]. Përndryshe, ne jemi të hapur për çdo shtet që ndanë vlera të përbashkëta me këto tri vendet tona, por edhe me interesa të përbashkëta me tri vendet tona…Unë e kam cituar vetëm ministrin kroat dhe ajo është shumë e qartë dhe intervista e ministrit kroat është me datën 18 mars mund ta shikoni dhe ta gjeni aty thënien e tij për Bullgarinë”, ka deklaruar Maqedonci.

Pas deklarës së Maqedoncit, pati reaguar ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, duke thënë se informacionet që thonë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar për Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes midis Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë janë të pasakta.

Related Articles