Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.
Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. /Gazeta Enigma