Maqedonci hedh poshtë raportimet: Asnjë ushtar i FSK-së nuk ka mbetur pa bukë

Maqedonci hedh poshtë raportimet: Asnjë ushtar i FSK-së nuk ka mbetur pa bukë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj lajmeve të ditëve të kaluara për mungesën e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai i ka cilësuar këto raportime si “të pavërteta”, duke shtuar se ato janë të nxitura nga forca të brendshme dhe të jashtme që kanë për qëllim të krijojnë pasiguri dhe destabilizojnë sigurinë e vendit, transmeton Gazeta Enigma.

Ministri i ka cilësuar këto lajme si “të pavërteta” dhe të nxitura nga forca të jashtme dhe të brendshme, që sipas tij synojnë të krijojnë pasiguri dhe të destabilizojnë sigurinë e vendit.

“Lajmet më të vërtetët kanë qenë një gjë e pahijshme. Veçanërisht kur kemi parasysh faktin se për asnjë moment, asnjë ushtar i FSK-së nuk ka mbetur pa bukë, ashtu siç është prezantuar shpesh në media. Dhe po vazhdon të prezantohet herë pas here.

Mendoj që ka qenë më shumë një histeri kolektive, që ka kapluar jo vetëm mediat por edhe njerëzit tjerë. Që ka mundur të shtyhet edhe faktorë të brendshëm dhe jashtëm, që jo detyrimisht po ia duan të mirën vendin tonë dhe FSK-së”, ka thënë Maqedonci në Dukagjin.

Ministri i Mbrotjes ka thënë se disa prej këtyre raportimeve mund të jenë nxitur nga individë që mbajnë lidhje me shërbime të huaja dhe kanë synim të cenojnë interesat e Kosovës.

“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë.

Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë të krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka potencuar ai./GazetaEnigma/

Related Articles