Maqedonci: Së bashku me Shqipërinë do të krijojmë njësi ushtarake për sigurinë e dyja vendeve

Maqedonci: Së bashku me Shqipërinë do të krijojmë njësi ushtarake për sigurinë e dyja vendeve

Ministri i Mbrojtjes dhe njëherit kandidat për deputet nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka folur rreth programit të ardhshëm qeverisës në kuadër të kësaj ministrie, raporton Gazeta Enigma.

Përmes adresimit publik, Maqedonci ka premtuar se mbi 1 miliard euro do investohen në Ushtrinë e Kosovës, gjatë mandatit të ardhshëm.

Maqedonci tha se së bashku me Shqipërinë do të krijojnë njësi ushtarake për sigurinë e dyja vendeve.

“Së bashku, me Republikën e Shqipërisë do të krijojmë një njësi të përbashkët ushtarake, në funksion të qytetarëve dhe sigurisë të dy vendeve tona”, tha ai.

Related Articles