Maqedonci takon homologun turk: Blerjet ushtarake kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve

Maqedonci takon homologun turk: Blerjet ushtarake kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Ky takim është mbajtur në margjina të Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Sipas Maqedoncit, aty mes tjerash është folur edhe për “blerje ushtarake”, që sipas tij, është një nga fushat që ka hyrë në fazë të re të zhvilimeve.

Postimi i tij:

Në margjina të forumit të Diplomacisë në Antalya takova Ministrin e Mbrojtjes së Turkíye, Yaşar Güler me të cilin diskutuam për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Aleanca mes Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Turkíye  e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.

Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.

Related Articles