Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se 27 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 1 mijë e 861 raste të reja me këtë virus.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik atje, në 24 orët e fundit janë shëruar 917 persona.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 231 mijë e 179.
/Gazeta Enigma/