Marijan Coric pritet të largohet nga Klubi Futbollistik “Llapi” me të përfunduar finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dritës.
Mediumi “Kanal 10” mëson ekskluzivisht se 27 vjeçari tashmë ka vendosur për t’u larguar nga Llapi dhe vendimin u’a ka kumtuar drejtuesve të klubit.
Drejtuesit e Llapit kanë qenë në bisedime me Coric për ta vazhduar kontratën, mirëpo 27 vjeçari ka vendosur që të largohet me të përfunduara finalja e Kupës.
Madje, siç mëson “Kanal 10”, ai nuk do të jetë pjesë e Llapit as në garat ndërkombëtare, pasi që “Legjendat” veçse e kanë siguruar pjesëmarrjen në Conferece League.
Coric ishte njëri ndër më të dalluarit e Llapit këtë sezonë, duke bërë pritje fantastike.
Madje, Mario ishte njëri nga futbollistët më të dashur të publikut në “Zahir Pajaziti”.