Maroku ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Kanadasë, në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve.
Marokenët e kryen punën në pjesën e parë duke i shënuar golat e fitores.
Hakim Ziyech shënoi një supergol në minutën e 4-të.
Për 2-0 shënoi En Nesyri në minutën e 23-të.
Kanada e ngushtoi epërsinë në minutën e 4-të me Aguerdon raporton Gazeta Enigma.
Pas kësaj fitoreje Maroko kualifikohet në 1/8 e finales nga vendi i parë me 7 pikë.
Kurse, Kanada në vendin e fundit me tri humbje nga tri ndeshje.