Ish-kryeministri i Kosovës dhe njiherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është përplasur sot në Kuvend me deputëtët e Vetëvendosjes.
Haradinaj ka akuzuar kryeparlamentin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e shkak për këtë është bërë pensionet për veteranët.
“Turp i madh për zotin Muja që ka mrri në këtë shkallë të mashtrimit turp për ty Glauk Konjufca, Gani Krasniqi, Enver Dugollin marre çka jeni tu bo nuk keni me mujt me shku në këtë rrugë, hajde provojeni deri ku po shkoni marrë ju qoftë. Hekne këtë projektligj nalnu ost ose keni mu ndal nesër’, ka thënë Haradinaj ndër të tjera.
Kjo ka ngjallur reagimin e Konjufcës i cili ka thënë se “këtu jemi në Kuvend”.
Debati ndërmjet Haradinajt ka vazhduar edhe me ministra të VV dhe deputet të kësaj partie. Haradinaj në këmbë është dëgjuar duke ju thënë “marrë duhet me ju ardh”.