Donald Trump thotë se “të gjithë” besojnë se marrëveshja e paqes mund t’i japë fund luftës pa një armëpushim paraprak.
Presidenti amerikan sapo ka shkruar në Truth Social pas asaj që e quajti një “ditë të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme në Alaska”.
Ai tha se takimi me homologun rus, Vladimir Putinin “ka shkuar shumë mirë, ashtu si dhe një telefonatë vonë në mbrëmje me presidentin Zelensky të Ukrainës dhe liderë të ndryshëm evropianë”.
“U përcaktua nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të kalojmë drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do ta ndalonte luftën, dhe jo në një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh nuk qëndron”, pohoi 79-vjeçari.