Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ka përgëzuar palët për kompromisin e treguar.
Diplomati britanik, ka thënë se pas marrëveshjes së arritur, dëshiron t’i shohë serbët e Kosovës të kthehen në institucione.
“Mirëpres marrëveshjen e rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.
Më tej ai ka thënë se “tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës së tyre, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit”.