Shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bleirm Vela ka reaguar pasi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.
Vela theksoi se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet dhe Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.
“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.
Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, shkruan Vela.
✅ #Serbia works to align further its foreign policy with #Russia
❌ Serbia fails to align its foreign policy with the EU and its member states on Ukraine.
❗️Serbia’s accession to EU should be halted.
There should be no more double speak at such crucial moment for Europe. pic.twitter.com/qinJUTLtXF— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 23, 2022